Gjonaj Group viziton institucionet amerikane me ftesë të AmCham Albania

6 qershor 2026

Kryetari i Bordit të Gjonaj Group Holdings, Marin Gjonaj, me ftesë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, mori pjesë në delegacionin e bizneseve më të mëdha shqiptare që u mirëpritën nga institucionet amerikane në Uashington D.C. Mikpritësi kryesor i këtij aktiviteti biznesi ishte Dhoma e Tregtisë e Shteteve të Bashkuara në Uashington. Z. Gjonaj dhe pjesëmarrësit e tjerë vizituan dhe u takuam me përfaqësues në Departamentin Amerikan të Shtetit, Departamentin e Tregtisë, Korporatën e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Këshillin e Atlanikut (Atlantic Council), Qendrën për Sipërmarrjet Private Ndërkombëtare (CIPE), Shërbimi Komercial i SHBA dhe Agjencia Amerikane për Tregti dhe Zhvillim (USTDA), etj. Në këto takime u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në fushën e biznesit mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Gjithashtu, një takim biznesi është zhvilluar nga Ambasada e Shqipërisë në Uashington, ku morën pjesë bizneset shqiptare si dhe përfaqësues të biznesit amerikan dhe institucioneve. Z. Gjonaj, në këto takime, foli ndër të tjera për mundësitë e bashkëpunimit me bizneset amerikane në fushën e telekomunikacionit dhe të energjisë. “Potencialet e bashkëpunimit janë të mëdha, dhe ne si Gjonaj Group jemi të hapur për të nisur sipërmarrje të përbashkëta me partnerët amerikanë. Jemi ndër aktorët kryesorë në fushat e telekomunikacionit dhe energjisë në Shqipëri dhe rajon” tha ai. Z. Gjonaj falënderoi edhe AmCham Albania për këtë urë bashkëpunimi të krijuar mes bizneseve shqiptare dhe atyre amerikane. Gjonaj Group është prezent në tregun amerikan në fushën e telekomunikacionit përmes kompanisë INFOTelecom ICS, dhe kompanisë bijë Mactal Corp me seli dhe punonjës në Nju Jork, e cila jep shërbime për tregun amerikan, Kanadanë, Meksikën dhe Amerikën e jugut. Marin Gjonaj Gjonaj Group Holdings AmCham Washington