Promarketing merr pjesë në Konferencën Kombëtare të WindTre në Itali

9 korrik 2026

Promarketing Albania & Italia mori pjesë në Konferencën Vjetore Kombëtare të kompanisë WindTre, një ndër korporatat më të mëdha në Itali dhe një aktor i rëndësishëm në sektorin e telekomunikacionit, energjisë dhe gazit. Në këtë konferencë kombëtare në Firence, WindTre mblodhi partnerët kryesorë nga i gjithë rajoni, mes të cilëve edhe Promarketing Albania & Italia, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për diskutimin e arritjeve në biznes, sfidave të tregut dhe planeve strategjike për periudhën njëvjeçare në vijim. Eventi u organizua në mjediset e Viola Park, kompleksi modern futbollistik i klubit të suksesshëm Fiorentina, duke i dhënë konferencës një dimension të veçantë profesional dhe përfaqësues. Promarketing u përfaqësua në këtë aktivitet nga Alban Tartari, Drejtues i Komunikimit Strategjik, dhe Leonardo Agrabati, Menaxher. Gjatë konferencës, përfaqësuesit e Promarketing patën mundësi të takohen dhe të bashkëbisedojnë me drejtuesit më të lartë të WindTre, duke konfirmuar marrëdhënien e qëndrueshme dhe bashkëpunimin e suksesshëm që dy kompanitë kanë ndërtuar prej shumë vitesh. Pjesëmarrja në këtë konferencë përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm për Promarketing në kuadër të strategjisë së ndërkombëtarizimit të biznesit. Si pjesë e Gjonaj Group Holdings, Promarketing vijon të zgjerojë aktivitetin e saj, duke krijuar mundësi të reja në tregun shqiptar dhe duke kontribuar në punësimin e të rinjve. WindTre, përveç rolit të saj të rëndësishëm në telekomunikacion, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm edhe në sektorët e energjisë dhe gazit, duke zgjeruar më tej fushën e veprimtarisë dhe ndikimin e saj në tregun italian.